25/05/12

Nga Olimpi zotat nuk do zbresin vetë…

             Share nga Gazeta Tema   
                 Nga Turjan Hysko

Je i ri, pa punë, pa shkollë të lartë ose me një diplomë universiteti perëndimor në rastin më të mirë apo një diplomë që shndrin si Kristal në rastin më të keq, që prapë s’të hyn në punë? S’je i vetmi dhe s’ke zgjidhje! Thjesht duhet të shtysh ditët, të luash kazino, të luash skedinë për çdo ndeshje të mundshme në rruzull, të lexosh ndonjë gazetë rozë, të ngrohesh në diell dhe në të rëntë shansi të gjesh ndonjë të afërm që ka “lidhje” e të kapesh ndonjë vend pune! Të gjithë i dimë këto! Disa janë me fat, disa të tjerë mezi presin që të ikin këta “të poshtrit” nga pushteti dhe të vijnë “të vetët”. Dhe ky cikël ka 20 vjet që përsëritet! Gjysma është me fat dhe gjysma tjetër pret ditën që tu rrëmbejë fatin fatlumëve! Po sikur të ndalnin për një çast të gjithë të rinjtë e këtij vendi (janë vërtet shumë) dhe të mendonin! Unë besoj që mund ta bëjnë… S’kanë pse mendojnë me pasion e vrull, frymë revolucionare apo duke marrë armët për të rrëzuar nomenklaturën e re të tranzicionit shqiptar, duke shpartalluar majtas dhe djathtas etj! Mjafton të ndalin një moment dhe të mendojnë ftohtë, në mënyrë racionale si të ishte fati i tyre një ekuacion i thjeshtë gjimnazi! Kjo gjysma që përfiton nga partitë në pushtet të mendojë ditën që do humbasë pushtetin partia mëmë dhe tjetra që pret ditën e bekuar të mendojë që maksimumi 8 vjet do hanë “bukë”!
Mos ndoshta do ishte më mirë që të dyja palët mos të jenë në dy llogore të kundërta, por bashkë… Po, po, bashkë, madje duke tërhequr dhe atë pjesë që nuk i përket asnjë llogoreje! Duket utopi në fakt në një vend kaq lëmsh e të përçarë, plot paranoja si ky i yni! Duket, por ama nuk besoj se është e pamundur! Mund të arrihet të ndërtohet një Shqipëri që ofron vende pune, arsim më të mirë, shkolla profesionale, hapësira për sportin etj me “presionin”, bashkëpunimin dhe lobimin e të rinjve.
Të rinjtë kanë moshën, energjinë, aftësinë për tu përshtatur, kuptuar apo ndjerë ndryshimin më shpejt por mbi të gjitha kanë dhe VOTEN!
Dhe kjo mund të duket broçkull, por jam i bindur që akoma ka vlerë vota në Shqipëri dhe demokracinë tonë të brishtë! Nëse forca e saj goditëse është shumë e madhe, s’kanë ç’t’i bëjnë zotërinjtë atje sipër në Olimp, ama nëse luhet për 10 vota, s’të fal njeri… Nga të dyja palët!
Si mund të bëhet?
“Bëje Mirë, Bëje Vetë”
-Si fillim nuk duhet të votojmë siç votojnë prindërit! I duam, jemi gjaku i tyre, por në rastin shqiptar ka një specifikë! Ata janë krijesa politike të një sistemi që ka qenë dhe mbetet mallkim për këtë vend. Duhet të jemi INDIVIDË të bashkuar por jo turmë! Pjesë e një shoqërie, jo viktimë anonime e saj!
-T’i shohim të rinjtë e tjerë as me xhelozi, por as si vëllezër e motra, shok ideali apo diçka e tillë, por si pjesë të qenësishme të një ingranazhi të madh me të drejtë vote ku secili bën detyrën e caktuar dhe makineria ecën qëndrueshëm dhe e vëmendshme ndaj politikave që i përkasin kësaj kategorie shoqërore! T’i joshim ata të pavendosurit të bëhen pjesë e ingranazhit, t’i shpjegojmë qëllimin final nga i cili fitojnë të gjithë!
-Meritokraci!
Të rinjtë duhet të jenë të parët në shoqërinë tonë të pranojnë garën e drejtë dhe mbi të gjitha të njohin veten për të kuptuar rolin dhe pozicionin e tyre në shoqëri! S’ka pse të marrësh diplomë kot, s’ka pse të kesh turp nëse je kamarier, as berber, as hidraulik, as këngëtar dasmash… Mjafton ta bësh atë punë me dëshirë dhe pa i thënë vetes: “S’jam unë për këtë punë,jam gabimisht këtu”.
-Por kur s’kemi bukë të hamë, ç’të bëjmë? Ne mezi shtyjmë muajin, ti na flet për politike?!
Kjo pyetje vjen therëse dhe shumë natyrshëm, por duhet të kuptojmë që buka, uji, veshjet dhe çdo gjë tjetër që na shërben është pazgjidhshmërisht e lidhur me politikën. Dhe nëse nuk e kontrollojmë, të paktën ta orientojmë politikën…
-Forca qëndron tek numrat!
Si mendoni ju që nëse Berishës apo Ramës i shkojnë qindra mijëra firma të rinjsh të organizuar për një kauzë të sinqertë dhe të mirëartikuluar nuk do kenë vëmendje ndaj çështjes përkatëse? Sigurisht që do kenë dhe madje do nxitojnë të japin alternativën për ta zgjidhur.
-Duhet ta duam vendin tonë dhe shoqërinë shqiptare!
Nuk ka pse ta duam Shqipërinë verbërisht apo me patetizëm… Ta duam do të thotë ta pranojmë me gjithë bukurinë dhe shëmtinë e vet, me plagët e hapura apo çmenduritë që jetojmë përditë! Duhet ta duam natyrshëm…
-Të kuptojmë urgjent vlerën e jetës!
Vlen shumë pak jeta në Shqipëri! Për një dashuriçkë, për një gërvishtje, për një “Çfarë ke që shef” ikën për dhjamë qeni! Këtu s’kam ç’them, çdokush duhet ta kuptojë vetë misionin e tij në jetë dhe formën (përveç asaj qe zgjedh Zoti) për tu larguar nga kjo jetë!
-Duhet të organizohemi!
Ky është problemi më i madh…Te rinjtë shqiptarë ose i bashkon ndeshja e kombëtares ose momente shumë të rëndësishme, kryesisht të dhimbshme të kombit tonë!
Forma organizimi dhe modele ndërkombëtare ka pafund, por sinqerisht unë s’mund te shpreh alternativa që mund të jenë të besueshme, të pakontestueshme apo pa u aluduar qê kanë një background të pisët sepse këtu tek ne sado e sinqertë të jetë dëshira për një formë organizimi, do helmatiset rrugës nga ata që e mbajnë Olimpin me thonj. Ndoshta do vijë natyrshëm, ndoshta duhet ta kërkojmë! Në botën arabe e nisën me rrjetet sociale revolucionin (ne s’jemi në atë pikë), në Gjermani krijuan “Partinë e Piratëve”, në Itali Grillo krijoi “Lëvizjen me Pesë Yje” ku janë përfshirë shumë të rinj… Duhet gjetur një formë! Duhet ta gjejmë ne të gjithë.

P.S: Duhet të ndjekim rrugën drejt lumturisë dhe duhet të vijë dita kur të hyj në fjalorin e të rinjve bindshëm shprehja: “S’ka lindur ai bir mami që të prekë lumturinë apo të ardhmen time!”

23/05/12

Mllefet e një shqiptari…

                                                
                   SHARE nga Gazeta Tema
                       Nga Turjan Hyska
Kur je njeri që ke fuqinë e ekranit (sado të pakët) në këtë vendin tonë njomëzak, hokatar dhe tragjik, ka dy forma me të cilat mund të identifikohesh! Njëra është ushtar i një kauze të diktuar nga eprorët apo nga “çunat” e pushtetit dhe e dyta një gaztor që i injekton shqiptarëve iluzionin që me anë të atij ekrani të vockël “High Definition” mund të ndryshojnë apo harrojnë realitetin pocaqi që jetojnë përditë! Besoj që ka ardhur koha për një formë të tretë personazhi publik që mund të ndikojë shikuesin, i vërtetë me veten dhe ata që e ndjekin, cinik, agresiv, kundra rrymës, i ndershëm (ky i fundit besoj është më i diskriminuar se komuniteti LGBT)! A ka këllqe ta bëjë njeri? S’e di dhe s’dua ta di… Është zgjedhje personale, iku koha e te jetuarit në turmë! Zoti më dhëntë fuqinë ta arrij një ditë ta bëj plotësisht për të shpëtuar veten mbi të gjitha, për t’i dhënë kuptim dhe peshë emrit dhe mbiemrit tim (mendoj që kështu duhet ta mendojnë të gjithë)! Është hera e parë qe marr guximin të shkruaj publikisht sepse kam mllef…
-Kam mllef se u bënë 100 vjet shtet dhe përveç Ismail Qemalit unë s’jam krenar si shqiptar për asnjë lider të këtij vendi.
-Kam mllef se vendi im është akoma duke lëpirë plagët që hap çdo ditë vetë…
-Kam mllef sepse kam bërë një këngë për shqiponjën e kësaj Shqipërie dhe shqiponja ka mbetur kauzë e ca batakçinjve që një Zot e di ku e kanë atdheun!
-Kam mllef se asnjë burrë Shqipërie nuk ia tregoi vendin Enver Hoxhës!
-Kam mllef se në vitet ‘90 isha kalama, ndërkohë që do doja të isha doktor, piktor, ekonomist apo student me një dëshirë të papërmbajtshme për demokraci, për liri, treg të lirë, shtetin e së drejtës etj, etj, etj… Dëshirë të sinqertë ama!
-Kam mllef se në ‘97-ën nuk kisha mllef, por më shijonte ai harbim i plotë, ajo orgazëm baruti e një shoqërie të tërë…
-Kam mllef se kur pata për herë të parë të drejtën e votës, votova pa dëgjuar asnjë alternativë! Votova siç na ka hije ne shqiptareve… Për ideal!
-Kam mllef se mbroja Fatos Nanon kryeministër në çdo bisedë që bëhej asokohe dhe kur i thoshin hajdut…
-Kam mllef se fjala “Katarsis” më dukej seksi!
-Kam mllef se besoja që Berisha and co. do i mbanin duart e pastra kur erdhën në pushtet
-Kam mllef se qeshja kur thoshte gjyshja: “Luli është si Enveri i vogël që ju bëfsha kurban…” Kurbani i gjyshes u bë best seller!
-Kam mllef që Fazlliçi është më joshës se Kim Kardashian dhe e do një shtet i tërë!
-Kam mllef se thjesht qesha dhe mendova: “Sa kuçkë e lezetshme është politika…” kur Meta shkoi e u fal tek Berisha në emër të integrimit!
-Kam mllef se besova se po vuanin shumë socialistët në grevë, ndërkohë që shtonin në peshë dhe gjithë idealin e gllabëroi për një natë “Krokodili”!
-Kam mllef se në 21 janar shkova për të parë “spektaklin” dhe s’dola live në TV-në ku punoj e të derdhja gjithë helmin që meritonte ky palo pushtet… Njeri s’më ndaloi! Duhet ta beja sepse sado modeste të ishte mbase disa shqiptarë të mirë do merrnin guximin e do bashkoheshin me mua! Fatkeqësisht nuk e bëra! Turp!
-Kam mllef se nuk shkova në varrimin e 4 njerëzve që ikën për dhjamë qeni sepse kisha punë …
-Kam mllef se nuk pështyva në surrat asnjë prej atyre gjykatësve që dhanë vendimin për videon e “Bllokut”.
-Kam mllef sepse akoma na japin mend Artan Hoxha, Artur Zheji dhe të gjithë “shahistët e Rognerit…”
-Kam mllef sepse Çili është mllefosur!
-Kam mllef se Drejtori i Teatrit Kombëtar “fiton” audicionin si aktor në një shfaqje të Teatrit Kombëtar për të “dalë jashtë shtetit!”
-Kam mllef sepse në një premierë në kinema, me fudullëkun, shkujdesjen dhe arrogancën e moshës, Ardian Klosin nuk e lashë të shihte filmin rehat duke zukatur pafund mbas shpinës së tij, ndërkohë që ai me gjithë sharmin dhe elegancën e një njeriu të butë, thjesht psherëtiu rëndë sikur donte te thoshte: “S’ka shpresë kjo racë!”
-Kam mllef se askush nuk del që të bërtasë: “Kujdes me ngjalat se janë me yndyrë, bëjnë dëm kur hahen pa teklif!”
-Kam mllef sepse në 2012-ën rrugët tona akoma janë varre masive…

Këto më sipër mund të jenë mllefe të vockla apo të mëdha,kauza madhore llokoçitur me kapriçio naive qe do harrohen dhe ndoshta nuk e meritojnë të quhen mllefe, por ama e besoj vërtet që mos të gjitha, ndonjëra prej tyre në një formë ose tjetrën revolton së paku një nga shqiptarët e mirë të këtij vendi…
Boll i gëlltitem mllefet që kemi brenda, boll i lamë të vdesin me ne, boll i trajtuam si jashtëqitje…
Le ta gjejmë besimin dhe fuqinë tek Kurani, Bibla, Shqiptaria, Himni, Skënderbeu apo tek vetja, ama ta gjejmë…
Hej… Një jetë kemi! Boll u ndamë ca të “Mëmëdhe-së” e ca të “Atdheut”! Jemi të Shqipërisë! Nuk është turp, as klishe! Jemi të Shqipërisë… Duam apo s’duam!

P.S: O zot mos më bëj kurrë të më shuhet mllefi i GËRDECIT!

17/05/12

ASKUSHI PER PRESIDENT!!!

Nga Ermal Petushi

 Javën që kaloi,teksa shikoja një nga debatet e radhës për zgjedhjen e presidentit në OpinStory apo Shqipin e Ilva Tares(nuk më kujtohet mirë),po fantazoja për një alternativë ndaj të autokandiduarve,gjithmonë midis atyre 140 burave të parla-mentit.Pasi gërrmova nëpër arkivat e kujtesës time politike të 15 viteve të fundit,më në fund u ndez llampa.
1 Result For Search!
Ishte zoti Askushi!E fillova të qesh,dreqi e mori ,si smë kishte shkuar më parë në mendje.Kur u sigurova që është ai i duhuri,vendosa të hedh edhe unë propozimin tim për kandidatin presidencial në emër të popullit,dhe ti bëj një fushatë të denjë ashtu siç e meriton.
                                           ASKUSHI FOR PRESIDENT O NJEREZ!!!
       Z.Askushi me eksperiencën politike ndër vite,ka treguar që ka stofën e presidentit.Ka qënë prezent dhe ka luajtur një rol kyç në momentet më të rëndësishme të historisë sonë.Ka qënë,është dhe do të jetë pa asnjë dyshim një ndër politikanët më mendjendritur,pacifist,aspak egocentrik,i pakorruptuar dhe intelektual të vendit tonë.Ndoshta nuk ju kujtohet,sepse ai nuk del asnjëherë në televizor,as gazeta e as radio.Nuk i është përmendur asnjëherë emri për afera korruptive.Nuk ka vrarë në emër të ligjit dhe as nuk i është bashkuar pusht-etit të koalicioneve rozë e blu.Nuk kemi nevojë për president të dalë nga radhët e politikanëve që vetëm muzeu kombetar do ti vleresonte me çmim të lartë,antik,prehistorik,dinozaurë.Figura që na bëjmë të kujtohemi për ta vetem kur kemi gërdecoshima,kur duhet kapur homoseksuali në hu,kur duhet nxjerre prej zhelesh ndonjeri jashte,kur na thonë se jemi më mirë se Kina ekonomikisht e për të mos folur për atë tjetrin që bëhet lajm sa herë merr avionin për në shqiperi.Askushi nuk është në nivelin e tyre.Një popull që harron është një popull që pëson dhe ne jemi një popull që vuajmë nga alzheimeri.Nëse akoma s'ju vjen ndër mend,po ju rinfreskoj memorien:
       E mbani mend Mejdanin(jo këngëtarin),kur menjëhere pasi shteti zuri vendin e pusht-etit e sheshet e qyteteve bllokoheshin nga kamionët mbushur me kosovare të zbuar,vendosi të nisë ato pak trupa ushtarake që kishin në frontin e luftes në Kosovë?
Ju nuk e dini,po ishte Askushi ai që e këshilloi.
     Po kur Doktori i shiste naftë Millosheviçit se e kishte lënë tanku rrugës për nëe Kosovë?
Askushi bëri gjithçka kishte në dorë,i shkruajti letra mediave botërore dhe e denoncoi këtë skandal.Sot falë tij,90% e kosovarëve e shikojnë doktorin si Hero.
     Në 2002 dukej se kishte ardhur koha që Askushi të bëhej president,dhe deri në momentin e fundit parla-menti la të kuptohej se e kishin zgjedhur si kandidat konsensual.Nuk u kuptua qarte se çfarë ndodhi por dikush i dha leje-dalje nga azili i pleqve Moisiut(jo aktorit) dhe në xhiron e parë që bëri nga presidenca,u ul të shplodhej për plot 5 vjet në atë karrige.Moisiu(jo ai i bibles),pasi u relaksua për shumicën e kohës,u zgjua në fund të mandatit të tij duke mos firmosur shkarkimin e kryeprokurorit rebel Berishian,Sollakut.
        Në 2005  gjatë divorcit mes Nanos(jo analistit) dhe Shtangistit,Askushi si deputet i pavarur u tha zotërinjve që të mos bënin të tilla lojra,dhe për një herë të vetme në jetën e tyre,të vinin interesin e popullit përpara etjeve personale për pushtet.Nuk ja vunë veshin,dhe atë dite nisën 7 vitet e retromarshit politik,ekonomik dhe çdo aspekt social që mund t'ju vije ndër mend.
       Viti 2007,Doktori i zënë ngushtë e në astinencë votash,thërret në lojë tutorin e 6 prostitutave politike të PS e me votat e tyre zgjedh Topin President.I konsideruar si një puç brënda partisë,një tentative për ti mbylluar sa më shpejt karrierën politike krahut të tij të djathtë dhe figurës më të preferuar të PD,Topi nuk u tregua një president që së luan Topi.Përkundrazi,mesa duket karrgia e presidencës duhet të jetë shumë komode përderisa kush ulet atje,bie në gjumë letargjik.U desh një Gërdecoshima për ta zgjuar,dhe në ato momente dramatike,si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk tha më shumë se dy fjalë të shkruara nga këshilltaret e tij mbi hetimin e ngjarjes.
       Një vit më vonë në ceremoninë martesore të Doktorit me Shtangistin,i vetmi deputet në parlament që kundërshtoi emërimin e Mediut si Ministër i Mjedisit pas suksesit që pati si Ministër Mbrojteje,ishte Askushi.E kundërshtoi fort e dhunshëm,duke thënë : "Si është e mundur që i hetuari si përgjegjës kryesor për Gërdecin të rivihet në postin e Ministrit(atë të Mjedisit për ironi të fatit) duke fituar imunitetin dhe duke ia hedhur procesit".Duket se kjo ngjarje e preku thellë,u zhgënjye,po prape nuk ia vari kush.
     21 Janar 2011,atë ditë me shi,gjak, çadra-pistoleta dhe vezë-eksplozive,kur piktori thërriste fansat e vet në shesh për ndeshjen Shteti me Pusht-etin (përfundoi 1-0),Askushi ishte prezent dhe më një megafon në dorë therriste për qetësi dhe ulje të gjakrave sepse: "Nuk është kjo mënyra se si duhet vepruar,askush nuk duhet të vdesë për të sjellë në pushtet dikë tjetër" por asnjë nuk ia vuri veshin dhe gjerat shkuan ashtu siç të gjithë e mbajme mend.
      Vitet ikin dhe 2012 erdhi.Kësaj radhe Doktori në ereksion e sipër,i bindur se i ka numrat për ta zgjedhur vetë presidentin me filozofine "Topin e kam unë,penalltine do e gjuaj vetë",si çdo herë nuk pyet më as për opinionin e ndërkombëtarëve e aq më tepër për opozitarët.Thonë se do jetë Topalli kandidatja për presidente kon-sensuale(zonja me fjalorin e saj elokuent do eksportojë tekniken e "Kapeni prej Zhelesh e Qiteni Jasht" edhe nëpër botë),ose Bode,Ministri i Finances që e renditi Shqipërine në vëndin e 2 pas Gjermanisë.
       Jam i mendimit që Shqipërise i duhet vërtetë një president konsensual,me një karrierë politike drejt fundit,i pavarur në prag të 100 vjetorit të pavarësisë,që se luan as topi e aq më tepër që topet i ka me vete gjithmonë,që nuk fle gjumë e që thyen akullin kur tensionet politike bllokojnë rrugët e shqipërise.Do jetë një president për paqe,ska më dërgime të trupave përkrah USA nëpër Luftra Humanitare(as unë se kuptoj pse e quajnë kështu).Një burrë shteti i vërtetë.Dhe sado që unë flas,llap kot e fantazoj,e vërteta është që mes atyre 140 burave,i vetmi me keto kriterë është Askushi.Prandaj ju lutem ta merrni në konsideratë.
                        ASKUSHI PER PRESIDENT DHE LE TE FITOJE ME I MIRI!

03/05/12

Njëriu që Vdiq 9 herë!

Kur Obama deklaroi vdekjen e Osama Bin Ladenit ne nje njoftim ne Tv,ai ishte eksponenti i 9 i qeverise qe e tha.
Meqe ishte e dokumentuar qe Bin Laden kishte probleme ne veshka me pasoje nevojen per te bere emodializen,qeveritare te ndryshem midis ketyre edhe kryetare shteti dhe eksperte te antiterrorizmit kane pohuar vazhdimisht qe Osama Bin Laden kishte vdekur prej kohesh.Keto deklarata u bazuan ne shendetin e katandisur keq te Bin Ladenit,kushtet e te cilit paten nje perkeqesim drejt fundit te 2001,ne te njejten periudhe kur u publikuan raportet mbi vdekjen e tij.

Ne korrik te 2001,Osama Bin Laden u shtrua ne spitalin amerikan te Dubait per trajtim ne veshka.Sipas Sherbimit Informativ Francez u takua me nje funksionet lokal te CIA.Kur agjenti ne fjale,u mburr me shoket e tij per kete gje,u thirr menjehere ne Washington. 

Ne ditet para 11 shtatorit,Osama Bin Laden gjendej ne nje spital ushtarak pakistanez nen mbikqyrjen e sherbimeve sekrete pakistaneze,qe jane praktikisht nje CIA e 2-te dhe me lidhje te ngushta me keta te fundit
Ne tetor te 2001,Bin Laden u shfaq ne nje video i mbuluar me nje veshje islamike,i zbehur ne shendetlig.Ne dhjetor te 2001 del ne nje tjeter video,kete here dukej i semure rende dhe ne pamundesi per te levizur krahun e djathte.


Ne 26 dhjetor te 2001,Fox News solli nje lajm te Pakistan Observer sipas se cilen nje Taleban kishte deklaruar zyrtarisht vdekjen e Osama Bin Laden,i cile kishte vdekur ne dhjetor.Sipas artikullit,u varros 24 ore me vone ne nje varr pa emer sipas besimit te tij fetar Wahabita.


Ajo qe ndodhi me vone ishte nje seri deklaratash nga ana e funksionareve me te medhenje qeveritare,te cilet pohonin ate qe ne realitet dihej:me shume mundesi ,duke jetuar neper bunkere dhe shpella neper male midis Afganistanit dhe Pakistanit,Osama nuk do kishte mundesi te gjente aparaturat per emodializen per te cilet kishte nevoje te mbijetonte.

Me 18 janar 2002,presidenti pakistanez Pervez Musharraf deklaroi pa lene vend per komente :"Jam i bindur qe  tani ,me ne fund ,ka vdekur".

Me 17 korrik 2002,shefi i antiterrorit te FBI,Dale Watson,organizoi nje konference midis forcave te rendit duke thene qe "Personalisht,mendoj qe ai(Bin Laden) nuk eshte me mes nesh",duke shtuar edhe "Por nuk kam asnje prove per kete".

Ne tetor te 2002,presidenti afgan Hamid Karzai tha per CNN qe "Po filloj te besoj qe Bin Laden me shume mundesi ka vdekur".



Ne netor te 2005,senatori Harry Reid tregoi qe Osama Bin Laden u vra gjate nj eterrmeti ne Afganistan ne tetor te atij viti,ashtu siç i kishin treguar.


Ne shtator te 2006,Sherbimi Informativ Francez nxori nje raport qe linte te kuptohej qe Bin Laden kishte vdekur.
Ne 2 netor te 2007,kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhuto i tha David Frostit te Al.Jazeera qe Omar Sheikh vrau Osama Bin Ladenin.
Ne mars te 2009,Angelo Codevilla,ish ushtarak i sherbimeve sekrete dhe profesor i marredhenieve nderkombetare ne Boston University,tha:"Te gjitha provat sugjerojne qe Elvis Presley eshte me i gjalle se Osama Bin Laden."
Ne maj te te 2009,presidenti pakistanez Azif Ali Zardari konfirmoi qe "koleget e tij te agjensive te inteligjences amerikane"nuk kane degjuar te flitet per Bin Laden ne 7 vitet e fundit dhe konfirmoi "Nuk Besoj te jete akoma gjalle".

Tani,ne 2011,presidenti Obama iu shtua listes se ketyre personave qeveritare qe kane deklaruar vdekjen e Osama Bin Laden.Dikush mund te mendoje qe asnje nga rrefimet e meparshme nuk ishte i besueshem,po nga faktet qe dolen,pra qe trupi i Osames u hodh ne det pa kaluar 12 ore nga vdekja e tij pa asnje mundesi verifikimi ne menyre te pavarur,dalim tek e njejta çeshtje mbi besueshmerine e historise edhe te kesaj te fundit.Ne kete pike,e vetmja prove qe kemi mbi vdekjen e Osama Bin laden,jane disa imazhe ne TV te nje banese ne flake dhe fjala e nje burri qe aktualisht ndodhet ne karrigen e dhomes ovale..

Historia na ka mesuar se pas çdo vrasjeje,atentati,apo komploti,ata qe vriten te paret jane deshmimtaret e ngjarjes.Shembuj jane "vrasesit" presidenteve Linkoln apo Kennedy,zjarrfikesit apo njerezit qe deshmuan qe nuk kishte asnje avion qe u perplas me pentagonin,te cilet çuditerisht kane vdekur te gjithe neper aksidente qe lene te dyshosh.Edhe ne kete rast koinçidencat nuk mungojne.Trupat qe supozohej te kishin vrare Bin Ladenin apo fantazmen e tij vdiqen te gjithe 2 muaj me vone ne nje "aksident "ajror(klilo linkun).Helikopteri i tyre u rrezua dhe nuk la asnje te mbijetuar.Mos ndoshta kishin vrare vetem fantazmen e Bin Ladenit dhe ata ishin ne dijeni te plote per ate qe kishin apo nuk kishin bere,konkretisht askend?Jua le juve kete dyshim.



Burimi James Cobertt


27/04/12

"Me diplome ne Xhep,nuk kam frike nga ty o Jete"

Nga Ermal Petushi

 Jam i bindur qe arsimimi i larte sot konsiston ne indoktrinim ne mase,master ne "Teknika Korrupsioni Bashkekohore",lufte me pedagogun per noten tende,stres kolektiv,garanci per papunesi,harxhim lekesh,harxhim kohe, trashje trush etj etj etj....dhe po ua shpjegoj pse:


Jeni 21 vjeç,sapo jeni diplomuar ne Universitetin "Xhaxhi Enveri"(sot "Teta Demokracia")  me mesatare 10,flamur me yll dhe lotet e gezimit te mames dhe babes.Pastaj i keni fut nje specializim qe ju e quani master,dhe keni ristudiuar shume here lende qe i keni studiuar me pare(duke mesuar permendsh nocione te shkruara mbi libra te lodhur,shpesh here medioker,te botuar fale tezave te studenteve te viteve me pare).Edhe 2 vite te tjera dhe gjendeni 23 vjeç me te ashtuquajturen "diplome te marre".Nese prinderit tuaj kane akoma ndonje qindarke ne xhep,ne kete pike i fusni edhe nje master 5000 euro (qe mbase na hyn ne pune me kohet qe kane ardhur) dhe pastaj o burra te bejme ndonje stazh ku nuk te paguajne keshtu kot,"per te mbushur curriculumin dhe per te pasur eksperience"...  

Nderkohe keni mbushur 25 vjeç,e ndjeheni deshtak dhe te frustruar sepse po kuptoni qe diçka nuk shkon.Ne kete pike duhet te beni diçka;nje gje qe me shume mundesi nuk e keni bere kurre gjate 25 viteve te jetes tuaj.Ti beni nje pyetje vetes dhe mundoheni te kuptoni nese ajo qe perjetuat ishte vertet egzistenca juaj,ajo qe vertete donit?Mos ndoshta sistemi ("Skema Ponzi" qe ne i njohim si firma piramidale ku te gjitha dhane po jo te gjithe morren") i cili po fundoset ashtu si Titanik jua ka "sugjeruar" duke uleritur neper gazeta,tv e kafene per 20 vite me radhe qe duhet te investoni qe te beheni dikushi?Kujdes:90% prej jush nuk do ta kuptoje qe ka bere nje rruge standarte,duke vepruar ne menyre te vazhdueshme si skllever autonome te bindur se ne realitet jeni te veçante dhe unik.Shumica prej jush do jete e bindur se ka bere nje hap perpara,se ndodhet ne nje "elite intelektuale dhe profesionale" ku shume pak vete kane privilegjin te arrijne. 

Jeta dhe ky sistem global gjithmone e me shume neoliberal do ju marrin me shpulla fytyres qe nga momenti i pare,duke ju bindur midis te tjerave qe gjerat duhet te shkonin keshtu sepse "ka krize"dhe "duhet te falenderosh ate qe te ofron pune ne keto dite te zeza".Nese per 20 e kusur vite keni bere gjithcka cfare ju kane thene te beni dhe tani gjendeni me nje leter higjenike ne dore,atehere nuk duhet te qurraviteni,qaheni dhe ankoheni shoqerise qe nuk ju kuptoi apo  vleresoi sic duhet.Gjate ketyre viteve,ju vetem sa keni marre mundimin te zgjidhni ngjyren e zinxhireve me te cilet do lidheni me nje te ardhme mediokre -shfrytezuese dhe kete e keni bere,(mund te duket e pabesueshme)me vullnetin tuaj te plote.
Ishit bindur qe me nje diplome dhe nje specializim do kishit çare boten me dysh,apo jo?Kush ka frekuentuar fakultetin e ekonomise dhe shkencave politike me siguri e mban mend leksionet mbi inflacionin monetar.Nje lloj "monstre"  qe duhet luftuar me te gjitha forcat dhe me çdo kusht."Eshte krim te vesh shume kartmonedhe ne qarkullim sepse eshte rreziku qe leku te kthehet ne leter higjenike"-keshtu thoshte zysha.Mire pra,atehere pse neper Universitete nuk studiohet me imtesi i ashtuquajturi "Inflacion Akademik"?E thjeshte fare,sepse universiteteve i duhen studentet per te mbushur llogarite bankare e pastaj eshte llogjike apo jo?Sa me shume te diplomuar me letra me "vlere" ne duar,aq me e forte do jete fuqia e punedhenesit.

 Duke e shnderruar "arsimimin e larte" ne nje fenomen ne mase,ne dore te çdo njeriu te afte mendor ne gjendje te belbezoje permbajtjen e nje libri te mesuar permendsh,krijohet automatikisht nje oferte e palimituar punetoresh me kosto te ulet dhe ne te njejten kohe miliona sylesh te binden qe hyrja neper universitete me ne fund u be me "demokratike" (dhe e lehte).
Rriten pretendimet,te pakten 2 gjuhe te huaja,diplome + specializim,stazh dhe eksperience pune te meparshme (nga nje i sapodiplomuar?!!) dhe ulen garancite,kushtet e pagat e punetorit.Dhe eshte e pabesueshme qe,pas kaq shume vitesh studim,jane kaq pak ata qe e kane kuptuar mekanizmin pervers qe ne vete,me miopi,arrogance dhe provincializem ushqejme cdo dite.

Fale punes time,kam takuar dhe shtrenguar doren qindra njerezve:kam njohur shume meshkuj e femra te sukseshem,te kenaqur me jeten e tyre.Pak ishin te diplomuar dhe kishin ndjekur nje rruge studimi te ndergjegjsheme dhe brilante.Shume te tjere ishin njerez te thjeshte me kapacitet te te menduarit dhe vepruarit ndryshe .Secili per tyre,kishte brenda vetes diçka qe shkonte pertej diplomave e certifikatave qe duan te na imponojne e shesin vazhdimisht.
Por une pyes veten per dicka:A eshte e mundur qe sot te kemi krijuar nje model nazismi social kaq te pafytyre dhe i pranueshem nga te gjithe?Si eshte e mundur qe sot eshte e pranueshme ideja qe duhet pasur se sben "dicka me shume",nuk them per te bere jete luksi po aq sa per te patur nje egzistence te denje?Njerezit nuk kane me te drejten e "endrrave normale",jeteses dhe ambicjes se thjeshte?Kush nuk eshte Steve Jobs duhet ti ngelet vetem iluzioni i nje titulli akademik gjithmone e me te pavlere,i nenpaguar perjete dhe si qershia mbi torte edhe nofka"çun mami"?Cdo gje shkon mire?Ose ,shkon keq por jo aq keq sa te ndaloje mijera te rinjte e mashtruar me xhepat plot me paret e babit,qe çdo vit shqyejne dyert e fakulteteve sepse nuk guxojne te provojne nje tjeter rruge,ose akome me mire;Te pyesin veten se cfare mund te bejne per te reformuar kete sistem arsimor dhe ta bejne me te dobishem dhe me pak te komerçializuar.

-Jo,eshte shume e lodhshme,po iki te pi nje kafe me çunat se loz dhe Barcellona sot,t'shof mos kap noj skedin!!-tha nje shoku im.



13/04/12

Argita, mblidhni babin!

SHARE Nga Bledi Mane - Gazeta Tema"
1./I biri i Sheqers pa sheqerna në gjak
Zonja Malltezi, është hera e dytë që po të shkruaj publikisht.
Ndoshta herën e parë e kisha ekzagjeruar disi me fantazinë time erotike dhe gjuhën e rëndë me të cilën të portretizoja por do ti që nuk jam bërë pishman. Me çka nxori sot yt atë nga goja përfundimisht paskeni degraduar. Dhe po ta them publikisht, ti je fajtorja kryesore. Ti, yt vëlla dhe nëna jote po lejoni në mënyrë flagrante që devijimet psiqike dhe shfrenimi kafshëror i Sali Berishës të zyrtarizohet tashmë si një standard natyror e organik në raportet politike pozitë-opozitë, në raportet njerzore i fortë-fraxhil, qytetar-viçidols.
Argitë po të flas e po të shkruaj jo vetëm si bashkëkombas e taksapagues, jo vetëm si bashkëmoshatar e i shkolluar, jo vetëm si evropian e qenie njerzore, jo si nëpunës administrate apo gazetar por edhe si rrob i zotit: nëse u ka mbetur ende mbi cipën e lëkurës pak sedër e njerzillëk, bëni kujdes!
Folini natë e ditë dhe vëreni në sedër. Po u turpëron e po u tjetërson deri në shtatë breza. Po nxit vëlla-vrasje e poshtërime krahinore. Po lyp gjak të pafajshëm shqiptarësh në këtë 100 vjetor pavarësie, po bëhet qesharak dhe i rrezikshëm më keq se në 1997 e tij.
Fol me Xenin dhe vendosni ti qëndroni rëndë këto ditë. Mos i bëni lajkat e rradhës dhe ju lutem ndaloni për dy-tre javë ti kërkoni favore për familjet dhe miqtë tuaj. Liria le të mos i gatuaj asgjë këtë kohë në shenjë proteste dhe le të ngordhë si qen disa ditë nga uria. Mamaja as  mos i shkojë në dush t’ia shkumëzojë trupin por lereni të palarë madje as brekët dhe kanatieret mos ia ndërroni. Lereni ti vijë erë e ndotur trupi ashtu siç i vjen erë goja nga mallkimet e poshtra dhe kërcënimet që nxjerr në parlament.
Dënojeni Argitë kësaj here.
Jepini një mësim të mirë e porsi heremit abandonojeni deri sa të bëhet pishman.
Po u korit Argitë, po u nxin me fis e me krushqi aq sa edhe vjehrri yt historiani Luan Malltezi nuk po gjen dot tjetër personazh nga antikiteti dhe mesjeta e egër ta krahasojë.
Po na turpëron Argitë, po na nxin si racë e me të drejtë fqinjët tanë ziliqarë argëtohen tek dëgjojnë kërcënime kaq makabre nga goja e kryeministrit të një vendi evropian 1 orë larg Athinës së filozofisë dhe politikës, 1 orë larg Selisë së shenjtë dhe Bolonjës universitare, 2 orë larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s, 2 orë larg gjykatës së Strasburgut dhe asaj të Hagës, 3 orë larg BBC-së dhe Oxfordit,  7 orë larg Pentagonit apo Shtëpisë së Bardhë.
Argitë fol me mamkën e Xenin dhe vendosni të bëni diçka.
Nuk mund të shtyhet kështu asnjë orë më tepër. Ju tashmë jeni prindër dhe ky merhumi juaj është bërë dhe gjysh të paktën 6 herë. Folini se do lerë nam ndonjë ditë dhe në vend të përrallave me Kësulëkuqen, Borëbardhën dhe Pinokun do i lemerisë nipërit dhe mbesat me historitë e vrasjeve të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Tashmë në kalendarin e tij pervers të gëzimeve apo lumturisë nuk ka ditë të shënuara si klasiket 14 shkurt, 7-8 mars, 1 qershor, 25 dhjetor,31 dhjetor. Laj-thaj logjika e tij e pjerdhur tashmë ka të gdhendur vetëm një datë, 21 janarin e përderisa e përmend shpesh si mburojë&kërcënim kjo tregon se ai po frigohet, po trembet. Kjo tregon se fundi i tij i pamshmangshëm do të jetë qelia e ftohtë e 313-s ose ndonjë nga dhomat e mirësiguruara që Dr. Mentor Petrela mban në kësi rastesh për miqtë e tij te Spitali 5.
Argitë, tregohu më elastike kësaj here.
Pasurinë dhe katandinë nuk mund ta mbroni me kërcënimet e babit por shërbimi më i mirë që mund ti bëni vetes është shmangia dhe largimi i tij nga çdo shfaqje politike publike. Ju po acarroni nervat dhe po bëni që një komb i tërë të humbasë durimin duke përjetuar e dëgjuar monstruozitetet e babait tuaj.
Argitë, tregohu e hapur dhe aspak hipokrite.
Tregona çfarë produkti qenka ky babai juaj?
Kaq keq qenkan sjellë prindërit e tij me të? Duket që është i keq ushqyer me dashuri, duket që vjen nga një familje barktharësh, duket që vjen nga një familje shpirttharësh, duket që ka jetuar mes amullisë kafshërore ku në vend të përkëdheljes kërciste druri kokës, në vend të puthjes jehonte patllakja bjeshkëve, në vend të fjalës së ngrohtë inçesti bënte kërdinë në shpellën kasolle.
Argitë, durimi po humbet. Nuk mundet të mbani peng një republikë dhe njerzit e saj. Thirrini mendjes Argitë. Ky vend e ka tashmë në memorien e tij 1997-n dhe sa herë humbet durimi vlon i madh e i vogël. Atëhere edhe logjika del jashte loje dhe porsi në Sirte të Libisë nuk i mbyll hesapet as opozita e as liderët e saj.
Argitë mblidhni mendjen dhe tregohuni largpamës. Folini qartë e prerë babait tuaj plak të shëmtuar. Koha nuk pret. Ky vend do tu shporrë njëherë e përgjithmonë e keni për të degraduar të gjithë porsisi kryespiuni i babait tënd Gazidede. Bëni kujdes sepse atëherë as pasuria e as paratë nuk do të kenë vlerë kur si minj gjirizesh do të jetoni fshehur, fshehur dhe larg, fshehur me turp e frikë diku në Tabriz të Iranit.

 2./Se parakalo qirje!
I dashur Kryepeshkop. Hirësi Janullatos.
ëse je burrë, nëse vërtet përfaqëson vlerat fisnike të kristianizmit ortodoks do të fitoje respektin edhe të muslimanëve dhe të çamëve nëse të djelën e Pashkës do të nxjerrësh jashtë shtëpisë tënde babain e Argitës. Sali i Sheqeres pa sheqerna në gjakun e tij të përzjerë turko-shqiptar, do të të vijë për urimin e Pashkës por ti thjesht nxire jashtë dere, thjesht merr në dorë ndonjë dhjatë të re me kapak të trashë dhe gjuaji kokës e shaje. Shaje fort sa të oshëtijë Jeruzalemi, Konstandinopoja dhe Athina:
-Hajde gamisu more malaga, gamisu more othomanos!!!

facebook.com/bledi.mane

06/04/12

Mos i puth më duart e Janullatosit, Baba Mondit, Rrok Mirditës e Selim Muçës

                                                              Nga Bledi Mane- Public Enemy

Mëngjesin e së dielës që po vjen do të zgjohen si zakonisht lento-lento. Do të shtriqen gjerë e gjatë në krevatet e tyre me dyshekë e çarçafë Stambolli dhe pasi do të bëjnë sikur përkëdhelin gratë e tyre bythëtrasha do i komplimentojnë për korsetë bullgare që nuk i heqin kurrë nga trupi prej frikës së palëve të dhjamit që u varen si bole dashi. Do të nisin tu tregojnë për ëndrrat e frikshme të një nate më parë e pasi janë ngushëlluar spontanisht do vazhdojnë me telefonatat e fillimditës. Para se të hanë mëngjesin telefonatën e fundit do ta bëjnë me shoferët e sekretaret e tyre:
-Në 10 pa çerek më prit me makinë poshtë shtëpisë, në orën 10 më lini takimin. Dua të shkoj para atij gomarit, më njoftoni kur shkon ambasadori sepse dua të duket sikur rastis me të. Ajo debilja mos shfaqet kur unë hyj brenda ndërsa gazetarëve thuajuni të mos më ngacmojnë me pyetje pasi të dal nga takimi. Thjesht një mesazh me spond do të jap ndërsa në lajmet e drekës dua të jem kronika e parë. Desh harrova, News 24 duhet të më transmetojë live…live…

***

Këtë të diel më datën 8 prill fill pas shfaqjes së hënës së plotë pranverore katolikët dhe protestantët festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit. Mes brengës së vdekjes së apostulit dhe ngazëllimit të ringjalljes së tij, mes miqsh, shokësh e familjarësh para drekës së bekuar të Pashkës shumëkush do të shkojë të tokë duart edhe me imzot Rrok Mirditën, kryepeshkopin e Durrësit dhe Tiranës. Do të tentojnë t’i afrohen e ta prekin porsi Atin e Shenjtë sepse në meshën e Pashkës nuk e patën fatin. Katedralja e Shën Palit në bulevardin Zhan D’ark rrethohet si gjithnjë jashtë e brenda me policë e gardistë (pa uniformat e 21 janarit) civilë jo sepse si veriorë që janë, janë patjetër edhe katolikë, por janë atje të thurin gardhin e sigurisë për atë, katoliken prej Shkodret, e cila ka 7 vjet që nuk mungon në mesha pashkësh e krishtlindjesh. Është spikerja e parlamentit të këtij vendi të egër ballkanas dhe si zullumqare e mëkatare aspak e rafinuar, kujton se prania e saj në shtëpinë e Zotit do t’ia depilonte porsi qimet, mëkatet.
Besimtarët dhe votuesit e devotshëm pavarësisht se sistematikisht ndjehen të frustruar nga këto lloj ceremonish pa grintë besimi, për hatër të urtësisë dhe tolerancës ungjillore qepin gojën, ndezin qiriun, pëshpëritin lutjen dhe largohen.
Ata e dinë se tashmë politika pasi u ka mbirë në sy, në ekranet e televizorëve&kompjuterave, në boshllëkun e frigoriferit dhe portofoleve po ua zapton edhe hapësirën e paqes.
Krerët e pariciklueshëm legjendarë 20 vjeçarë të tranzicionit nuk po u lenë radhë të flasin e të rrëfehen edhe në shtëpitë që vetë njerëzit i kanë ngritur për tu amshuar e për të ndjerë praninë e Perëndisë.

***
Kudo të njëjta fytyra perverse hipokrite.
Shkon në shtëpinë e Rrok Mirditës të marrësh vezën e kuqe të Pashkës, por nuk të le njeri radhë se politika bën adetin.
Te Baba Mondi nuk ke shans të hash pak hashure se lugën (jo hurin) ta ka rrëmbyer Ekremi, ndërsa tasin Iliri i lësëisë.
Andej nga ortodokësia e Janullatosit sapo shpërndahet reja e thimjamit erërëndë, siluetat bajate të liderëve i risheh po aty si ikona të cegërta prej shekujve.
Kur Selim Muça i sunitëve ther e bën kurbanin e radhës, gjaku i qengjit të pafajshëm spërkat të njëjtat këpucë të llustrosura politikanësh që bëjnë këmbë dy herë në vit pranë komunitetit musliman.
E çuditshme sesi ua hapin dyert djajve, si i fusin brenda, takohen e llafosen gjerë e gjatë?
Si mund tu bësh vend berishajve të politikës në kishë, xhami e teqe?
Si mund të marrësh urim, të tokësh duart e të bekosh njerzit që e kanë moçalosur dhe anadollosur vendin ku shkeli këmba e Palit të shenjtë, dhe atdheun natyral që lindi Nënë Terezën?
Si nuk ua derdhin mallkimet mbi fytyrë politikanëve tanë hamshorë të poshtërsive këta klerikët tanë?
21 vjet qysh kur feja iu rikthye kësaj republike ateiste vizitorët dhe pritësit janë po të njëjtët.
Jam kureshtar të di nëse i flasin dhe i kritikojnë kur politika ia beh në dyert e shtëpisë së Zotit?
Ua tërheqin vallë veshin për mizerjen e krimit dhe varfërisë shpirtërore atyre që na prijnë e na prijnë e na prijnë deri në bajatosje???
Jam skeptik dhe dyshoj në bashkëfajësi. Rroku,baba Mondi, Selimi, Janullatosi në emër të të Gjithëpushtetshmit, në emër të bashkëjetesës dhe paqes, në emër të prosperitetit dhe mirëqenies duhet tua përplasin në fytyrë dyert e kulteve.
Le të ftojnë për kurban Bajram një student të shkëlqyer që mëson e punon mes sakrificash dhe ta bekojnë e dorovisin me dashuri Allahu.
Le të ftojnë për Krishtlindje e të shfaqen ekraneve me një sipërmarrës të ndershëm e korrekt që i bën nder kristianizmit dhe Shqipërisë.
Le të ftojnë për Hashure e të yshtin me fisnikërinë e Imam Aliut një nënë të vuajtur punëtore të ve e me shumë fëmijë e cili mbijeton mes sakrificash në atdheun e fëlliqur të Monikës, Rajmondës, Majlindës.
Le të ftojnë për pashkë një mjek a infermiere të ndershme të cilët 2 mijë lekëshin e bakshishit ia vendosin poshtë jastëkut pacientit që ua dha nën dorë kur luftonte me vdekjen.
Të mos i qasin në shtëpitë e shenjta të Zotit këta mëkatarët tanë që vrasin e ndotin atdheun porsi Gërdeci i Fatmir Mediut.
Jam skeptik dhe dyshoj. Zoti nuk mallkon e nuk hakmerret ndaj poltikanëve tanë bushtra sepse sekserë të faljes së mëkateve patjetër do të jenë klerikët tanë. Janë specie që kopjojnë njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin, mësojnë nga njeri-tjetri, fenë e kanë politizuar dhe politikën e kanë religjionarizuar. Besimtarët i kanë kthyer në elektorat dhe elektoratin në besimtarë e turmë naive.
Ndaj këtë pashkë që vjen, atë pashkën tjetër që duket në horizont, për bajram të vogël, të madh e për hashure mos shko as në kishë, teqe e xhami. Mos shko të puthësh duart e Janullatosit, Baba Mondit, Rrok Mirditës e Selim Muçës. Jo, mos prek buzët e tua me duart që takojnë Berishën, Jozefinën, Fatos Nanon, Lul Bashën. Do të dukesh si vampir e ke për të skuqur buzët me gjakun e të pafajshmëve.
Sa herë që Perëndia të ndjell të festosh si musliman e si i krishterë mos guxo të puthësh duart e klerikëve tanë. Mbyll sytë, thuaj një lutje në heshtje, puth fëmijët, të dashurit e tu dhe vetë Zoti do të ta shpërblejë.
Mos i puth më ato duar. Pesha e mëkatit nuk do të bjerë më mbi ty e ti do të çlirohesh përgjithmonë…AMEN!!!

Burimi :GAZETA TEMA